Kjo ditë ka nisur me vransira dhe rreshje të dobta shiu në zonat verilindore të vendit. Po duket se një mot i paqëndrueshëm do na shoqërojë përgjatë gjithë ditës. Në momente të caktuara pritet të ketë disa episode të shkurta me diell sa për të na kujtuar se jemi në stinën e verës.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sqaron se ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet e shiut të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasdites.
Sa i përket erës ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 16 / 23 °C,
-në vendet e ulëta: 15 / 24 °C
-në vendet malore: 9 / 19 °C