INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm në Irak, të paktën 11 të vrarë

Sulm në Irak, të paktën 11 të vrarë

Publikuar më: 15:28 29-08-2018

Një sulm vetëvrasës sulmoi një postbllok të policisë në perëndim të Irakut, duke vrarë së paku 11 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Sulmuesi përplasi makinën e mbushur me eksploziv në një postbllok në qytetin Kain të provincën Anbar, tha kryebashkiaku Ahmed al-Mehlaë.
Ai, po ashtu, tha se postblloku drejtohej bashkërisht nga ushtria dhe nga policë që mbështeten nga Qeveria. Viktimat janë pjesë e personelit të sigurisë dhe civilë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Iraku ka shpallur fitore kundër grupit militant të Shtetit Islamik, dhjetorin e kaluar. Megjithatë, anëtarë të tij kanë vazhduar të bëjnë rrëmbime dhe vrasje.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915