INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se paska pritur mirë! Tuna i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit të saj, reagon Roberti, ja ç’bëri!

Se paska pritur mirë! Tuna i hoqi mbiemrin “Berisha” djalit të saj, reagon Roberti, ja ç’bëri!

Publikuar më: 20:34 05-12-2020

Ditën e sotme kanë nisur të qarkullojnë sërish lajmet për një ndarje të mundshme mes Tunës dhe Patris Berishës. Në fakt prej disa muajsh aludohej për diccka të tillë, por dyshimet u përforcuan kur Tuna hapi një Instagram për të birin dhe i vuri mbiemrin e saj Sejdi, jo atë të Patrisit.

Për më tepër, burime për “Prive”, bënë të ditur se Tuna është kthyer në Shkup dhe po jeton atje me djalin ndërsa Patrisi në një shtëpi më vete. Pas veprimit të Tunës me Instagramin e Tianit, ka reaguar kunati i saj, Roberti. Këngëtari ka publikuar një video të vajzës së tij, Renee duke luajtur me Tianin dhe shkruan mbiemrin e të dyve.

“Renee Berisha, Tian Berisha”-shkruan Roberti duke ia bërë të qartë Tunës se vogëlushi mban mbiemrin e tyre.

Me këtë rast kujtojmë që Roberti dhe Tuna kanë patur gjithmonë konflikte me njëri-tjetrin e pas këtij postimi na mbetet të presim reagimin e këngëtares.

 

renetian.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046310424804688