INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se paska rradhën Luana! Ja kush e kapi buqetën e luleve të Marinës [FOTO]

Se paska rradhën Luana! Ja kush e kapi buqetën e luleve të Marinës [FOTO]

Publikuar më: 18:58 11-09-2017

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar ku gjatë perëndimit të diellit, në breg të detit, i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit duke u betuar për dashuri të përjetshme, të rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt.

E veshur me një fustan të bardhë me një bisht të gjatë, Marina dukej si një Hirushe e vërtetë teksa ecte drejt altarit për t’i falur zemrën dhe jetën Getoarit.

Çifti është pritur mes brohorimash dhe duartrokitjesh nga të ftuarit dhe kanë vendosur të lidhen në martesë në një moment solemn ku dielli puthte detin

Ata dukeshin më të bukur se asnjëherë tjetër dhe për asnjë moment nuk u është larguar buzëqeshja nga fytyra.

Por një pjesë e rëndësishme e dasmës është dhe hedhja e buqetës. Një traditë që është trashëguar ndër breza thotë që vajza që do të presë buqetën që hedh nusja, ka rradhën për t’u martuar, sipas traditës. Një nga mbesat e motrave Vjollca, e quajtur Klevisa ishte e para që kapi buqetën e Marinës.

mbesa1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545