INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se sa të varfër jemi e tregon dhe një tjetër komponent, kemi numrin më të ulët të makinave në Europë

Se sa të varfër jemi e tregon dhe një tjetër komponent, kemi numrin më të ulët të makinave në Europë

Publikuar më: 10:11 26-03-2019

Varfëria në Shqipëri vërehet dhe tek numri i ulët i makinave për frymë. Jemi në vendin e fundit për numrin e automjeteve në Europë. Eurostat raporton se Shqipëria numëroi 146.7 automjete për 1.000 banorë. Mali i Zi kryesoi renditjen rajonale për numrin më të madhe të automjeteve me 310 për 1000 banorë. Më pas në radhë vijnë Serbia dhe Bosnja përkatësisht me 279 dhe 252 automjete për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Eurostat Litenshtenji kishte numrin më të madh të automjeteve për banorë me mbi 773 automjeteve për 1000 banorë.
Pas Litenshtenjit, Luksemburgu kryesoi listën me 662 makina për 1.000 banorë, pasuar nga Italia, Malta, Finlanda dhe Qipro me 595 makina. Sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.
Tirana numëron 233 automjete për 1000 banorë. Më pas shihet se Durrësi ka numrin të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, me rreth 213 makina për 1000 banorë. Gjithashtu, Vlora renditet ndër qarqet me numër të lartë makinash në raport me popullsisë.
Numër të lartë automjetesh, mbi 190 të tilla për 1 mijë banorë, kanë edhe qarqet si Lezha, Gjirokastra dhe Shkodra. Ndërkaq Dibra rezulton të ketë numrin më të ulët, me vetëm 101 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Korça dhe Elbasani.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111