Morena Taraku është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ka qenë Miss Ëorld nga viti 2010-2012. Këngëtarja është gjithmonë në vëmendjen e mediave për lidhjet e saj dhe jetën luksoze që ajo bën.
Këngëtarja padyshim ka disa kohë që është shkëputur nga muzika dhe është fokusuar tek jeta e saj personale.
Bukuroshja, e cila ka disa muaj që jeton në Turqi, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në Instastory me një deklaratë ku i ka bërë të gjithë kurioz.
“Emri im është Morena Taraku dhe së shpejti e gjithë bota do ta njohë emrin tim. Mbajeni mend.”- ka shkruar Morena.
Në mendje na shkon se ndoshta, mund të jetë duke lancuar ndonjë këngë të re ose mund të jetë duke hapur ndonjë biznes, por asgjë konkrete nuk dihet, kështuqë mbetet që të presim për ndonjë lajm tjetër nga Morena.