INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Së shpejti gazetarët do të trajtohen ndryshe[VIDEO]

Publikuar më: 14:41 11-05-2018

Problemet e gazetarëve kanë mbledhur sot përfaqësues të AMA-s, deputetë të Komisonit të Medias dhe profesionistë të gazetarisë. Meqë trajtimi i gazetarëve, por dhe liria e tyre në Shqipëri është më keq se Europë dhe këtë e kanë faktuar dhe raporte ndërkombëtare, ligjbërësit kanë sugjeruar ndryshime në legjislacion dhe për këtë thanë se po hartojnë një paketë të veçantë.
Kryetarja e Komisionit të Medias Albana Vokshi, tha se gazetarët janë në presion se nuk shkruajnë për drogën apo fenomene të tjera të mprehta. Ndaj sipas saj deputetët duhet të ndikojnë, që ata të kenë një status për të mos qënë lodër në duart e të pushtetshmëve.
Ndërsa deputetja e majtë, Milva Ekonomi i bëri një ftesë gazetarëve: “Na vini në presion që të ndryshojmë ligjet!”
Pasi dëgjoi propozimet dhe Kreu i AMA-s, Gent Sala tha se këto janë probleme të brendëshme e duhet të zgjidhen brenda Shqipërisë. Ai shtoi: “Zgjidhja mos vijë nga kapitujt që duhen të plotësohen për BE-në, por nga ndërgjegjësimi ynë!”

Ndërsa Kreu i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Armand Shkullaku ka prezantuar një fenomen të ri negativ. Sipas tij në shumë media gazetarët po punësohen si part - time me qëllim që pronarët të mos paguajnë sigurime për ta. Ai për zgjidhjen e kësaj situate ka prezantuar një model që mund të huazohet.

“Të shtohet presioni që të bëhen deklarime reale të pagave të gazetarëve. Në Maqedoni bizneset, pasi ftohen nga shteti për të zhvilluar aktivitetet marrin dhe garanci, që shteti për pak kohë të mbulojë një pjesë të sigurimeve të punonjësve,” sqaroi Shkullaku.

 

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875