INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti keni një intervistë pune? Kujdes, mos bëni këto 5 pyetje!

Së shpejti keni një intervistë pune? Kujdes, mos bëni këto 5 pyetje!

Publikuar më: 11:09 11-07-2018
Ekspertët ju sugjerojnë disa këshilla, që të shmangni  problemet gjatë një interviste për punë dhe të arrini pse jo ta fitoni këtë vend pune.
Sipas intv.al  këto janë pytjet që  nuk duhet t’i bëni personit që po ju interviston, i cili në fund do vendosë nëse jeni  i  përshtatshëm, apo jo.
1. A do të kontrolloni adresat e mia në rrjetet sociale?
Secili prej jush ka jetën e tij personale dhe vendos vet  nëse këto adresa do kontrollohen apo  jo. Nëse ju bëni këtë pyetje , do lërë përshtypjen se po fshihni diçka. Nuk është mirë të reagoni në këtë mënyrë, sepse personat enigmatikë, nuk preferohen nga  punëmarrësit.
2. Pse, ose vërtetë
Mos nisni të pyesni  me fjalën: pse ose vërtet. Mendo një mënyrë më të kulturuar për të nisur një pyetje, pasi tregon respektin që ke me personin që po të interviston për të fituar një vend pune. Përpiquni të  krijoni një fjali më të plotë, për t’u treguar jo shumë i drejtpërdrejtë, sepse duket sikur ju po i  kërkoni llogari. 
3. Sa do paguhem?
Kjo është një nga pyetjet më të bezdisshme për personin që po të interviston. Normalisht që pjesa e pagës është më e rëndësishmja, por është më mirë ta lini ju kompaninë  t’jua bëjë të ditur vet sa do t’ju paguajë.
4. A lejohet të punosh nga shtëpia?
Disa kompani e lejojnë këtë metodë pune, pra të punosh nga shtëpia në pamundësi të paraqitesh në ambjentet e punës. Gjatë intervistës nuk duhet ta bëni këtë pyetje, prandaj gjeni kohën e duhur.
5. A do kem zyrën time personale?
Kjo pyetje, sipas intv.al do të vërë në pikëpyetje motivet tuaja. Punëmarrësi do dyshojë, nëse ju do mund të  përshtateni edhe me punojësit e tjerë. Shenja e egoizmit, nuk do ju ndihmojë aspak të fitoni një vend pune. Çdo gjë në kohën e vet.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107