INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti martesë nga Melisa dhe Andi? Ish-konkurrentja habit me deklaratën!

Së shpejti martesë nga Melisa dhe Andi? Ish-konkurrentja habit me deklaratën!

Publikuar më: 15:27 11-12-2021

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë çifti i vetëm që i ka rezistuar kohës dhe vazhdojnë të jenë akoma bashkë nga “Për’puthen” edhe pse lidhja e tyre nisi jashtë programit.

Dyshja vazhdojnë të shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të afërt me ndjekësit e tyre duke zbuluar dejate interesante nga jeta e tyre.

Së fundmi Melisa realizoi një bisedë me fansat ku u pyt rreth planeve të tyre.

“A keni vendosur për ndonjë fejesë ose martesë apo ende jo?”, pyeti ndjekësja dhe Melisa na zbuloi se ata tashmë janë si një çift i martuar.

“Po e shijojmë këtë që kemi për momentin edhe pse ne si të martuar jemi bërë, nuk e kemi me të shpejtë firmën”, tha Melisa.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822