INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti mund të veshim edhe bluzat e dizenjura nga vetë Noizy [FOTO]

Së shpejti mund të veshim edhe bluzat e dizenjura nga vetë Noizy [FOTO]

Publikuar më: 13:45 26-09-2016

Është folur edhe më parë për linjën e veshjeve që reperi Noizy do të sillte shumë shpejt dhe duket se dita po afron.

Vete Noizy e ka paralajmëruar këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale. “Illyrian Blood Line” (linja e gjakut ilir) mban emrin linja e tij e veshjeve e cila shfaq patriotizëm në çdo shkronjë dhe me siguri edhe në çdo veshje. Kjo sepse ajo që bie më shumë në sy, janë simbolet kombëtare të përdorura në veshje.

Deri  tani, gjenden vetëm veshje për meshkuj ndërkohë që shumë shpejt edhe femrat do të gjejnë veshjet e tyre.  Noizy nuk është as rasti i parë dhe as i fundit i një artisti që merret edhe me modë. Një praktikë kjo e nisur nga yjet botërorë dhe e përqafuar me shumë dëshirë edhe nga personazhet publikë shqiptarë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596