Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi para disa javësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë.
Ajo dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur.
Modelja e njohur ka zgjedhur që këtë periudhë të bukur të jetës së saj, ta ndaje edhe në rrjetet sociale me ndjekësit, të cilët e admirojnë Almedën.
Almeda së fundmi, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ka publikuar një foto ku tregon një nga dhuratat për djalin. Bëhet fjalë për karrocën, e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e tij. Karroca është klasike e zezë dhe duket shumë praktike.