Pas disa vitesh martesë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këtë lajm të gëzueshëm, burimet pranë tyre konfirmojnë shtatzëninë e moderatores.
Marina Vjollca është në muajin e katërt të shtatzënisë, sipas Prive.al dhe mësohet se është vajzë.
Duket sikur çifti ka zgjedhur të shijojë këtë periudhë të bukur të jetës, pasi janë distancuar nga rrjetet sociale dhe projektet televizive.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në shtator të vitit 2017, duke shënuar dhe një ndër dasmat më madhështore në Shqipëri.