Shumë të moshuar nuk mund t’i përdorin celularët e mençur si iPhone dhe Samsung për arsye se nuk dinë t’i përdorin, nuk i shohin menytë dhe butonat janë shumë të vogël.
Por, një celular i mençur i dizajnuar për të moshuarit të cilët dëshirojnë të jenë në kontakt me më të dashurit e tyre dhe miqtë do të ishte i dobishëm.
Doro pritet të lansojë modelin më të fundit të celularit, i dizajnuar vetëm për të moshuarit.
Doro Liberto 825 do të lansohet shumë shpejtë, bëhet e ditur sipas kompanisë suedeze. Sipas kompanisë, celulari pritet të jetë një version i thjeshtë i iPhone dhe Samsung së bashku.