Modelja e famshme Adrola Dushi ishte e ftuara e Luana Vjollcës këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN”.
Sfidës “Ndaje ose pije” nuk mund t’i shpëtonte as Adrola, e cila u vendos para pyetjes se a ishin të vërteta fjalët se shumë shpejt mund ta shohim si nuse Kosove.
Adrola vendosi të mos pinte dy gota shampanje, por të përgjigjej.
“Kam dëgjuar lartë e poshtë për bashkimin e Shqipërise dhe Kosovës dhe thjesht po kontriboj!”, u shpreh Adrola, ku shtoi se di të bëjë dhe fli.