Kejvina Kthella më herët gjatë këtij viti lajmëroi se ajo do të largohej nga emisioni ku korri goxha sukses “Xing me Ermalin”.
I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi, për planet e të ardhmes velina u rrëfye se do të bëhej pjesë e një televizioni mjaft të famshëm Italian.
Për këtë arsye e kemi parë edhe shpesh Kejvinën të fluturojë drejt Italisë dhe të postojë foto nga Milano, aty ku gjenden dhe selitë kryesore të Mediaset.
Në ditën e sotme Kejvina na ka lejuar të shohim edhe disa pamje të shtëpisë ku po qëndron në shtetin fqinj.
Ajo publikoi dy foto nga kuzhina, me të cilën është kombinuar e veshur me të bardha dhe duket e një stili minimalist e komod arredimi.
Kejvina publikoi gjithashtu një video duke kërcyer në dhomën e ndenjes, gjithashtu e arreduar me tone të çelëta.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’I urojmë fat Kejvinës në rrugëtimin e ri.