Prej kohësh ishte përfolur, por përpara disa ditësh u mësua përfundimisht se Gaz Paja dhe e shoqja, Ira do të bëhen së shpejti prindër.
Dyshja ishte përpjekur ta mbante sa më larg vëmendjes këtë zhvillim të rëndësishëm në jetën e tyre, por barku irrumbullakosur I Irës, në fund, “i tradhtoi”. Tirana Post ka publikuar një foto të biondes simpatike, e cila shfaqet përkrah bashkëshortit gjatë një dreke në Dhërmi. Ajo është veshur me të bardha, por edhe pse veshja është e lirshme format e saj dallohen qartë. Nuk dihet ende në cilin muaj të shtatzënisë është Ira dhe as gjinia e bebushit.