INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti s'do të keni më nevojë për të blerë lojra

Së shpejti s'do të keni më nevojë për të blerë lojra

Publikuar më: 11:14 27-07-2018

Që në fillimet e industrisë së videolojrave duhej që të blije tituj të ndryshëm që t'i luaje ato. Sot jetojmë rreth 40 vjet më vonë dhe prapë gjërat nuk kanë ndryshuar dhe aq shumë.

Kompani si Microsoft dhe Sony kanë krijuar modele me subscription dhe ideja e tyre po zgjerohet përherë e më shumë. Sot është EA kompania që ka në plan të nisi një shërbim të tillë.

Emri më i urryer nga gamerat duket se po tenton që t'i tërheqë ata! Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që EA krijon një Subscription Plan. Origin Acces filloi të funksiononte që vitin e kaluar dhe kushtonn $29.99 në vit, por ama nuk ka lojrat më të fundit të kompanisë ndryshet nga sa premtohet(psh FIFA 18 s'ka dalë akoma për abonentët e shërbimit në fjalë dhe pse ka rreth 10 muaj që është në treg).

Origin Acces Premium nga ana tjetër premton shumë. Do të kushtojë $99.99 në vit, por ama çdo abonent ka të drejtën që të shkarkojë titujt e EA plot 5 ditë para lançimit zyrtar. Sidoqoftë, abonimi tek kompania më e urryer e lojrave mund të ketë problemet e veta(imagjinoni lojra në të cilat duhet të pagush veç për çdo modalitet).

electronic-arts-building.jpg.optimal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377