INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit, ja çfarë u vendos

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit, ja çfarë u vendos

Publikuar më: 18:27 18-04-2017

Është miratuar sot në Kuvend me 82 vota pro ngritja e dy komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të Vettingut. Ka zgjatur vetëm 3 minuta seanca e jashtëzakonshme ku ishin të pranishëm 82 deputetë duke votuar të gjithë pro ngritjes së dy komisioneve përkatësisht me 6 dhe 12 anëtarë. Për komisionin me 6 anëtarë nga maxhoranca janë miratuar kandidatët nga PS, LSI dhe PDIU Ulsi Manaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Evis Kushi, Luan Rama dhe Mesila Doda. LSI ka tërhequr një prej kandidatëve të saj, deputeten Silva Caka nga komisioni me 12 anëtarë duke i hapur rrugë miratimit të kandidaturës së Mesila Dodës nga PDIU.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721