INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca e jashtëzakonshme, kuvendi i përgjigjet kryeministrit Rama dhe zbardhet ç’do të ndodhë nesër në parlament

Seanca e jashtëzakonshme, kuvendi i përgjigjet kryeministrit Rama dhe zbardhet ç’do të ndodhë nesër në parlament

Publikuar më: 10:19 21-05-2017

Kuvendi i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme nesër në parlament, pas marrëveshjes PD-PS.

Kuvendi sqaron se nesër mbahet senaca e jashtëzakonshme plenare dhe pritet të shkarkohet kreu i KQZ Denar Biba, emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore.

NJOFTIMI
Për Kërkesën e Kryeministrit për mbledhjen e Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.
Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0048820972442627