INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca parlamentare, diskutohen dy dekretet e Metës. A do të jetë Rama?

Seanca parlamentare, diskutohen dy dekretet e Metës. A do të jetë Rama?

Publikuar më: 09:25 07-02-2019

Sot në seancën parlamentare do të shqyrtohen dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, atë për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën. Gjithashtu, pritet që sot Kuvendi të ratifikojë marrëveshjen statuore të Shqipërisë me BE për forcimin e kufijve, konkretisht me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian.

Seanca e kaluar u zhvillua mes tensionesh dhe ofendimesh, e pritet të shikohet nëse e njëjta situatë do të ndodh edhe këtë të enjte.
Ndërkohë, nuk mund të thuhet me siguri nëse do të jetë kryeministri Edi Rama, pasi prej dy ditësh ai ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111