INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi s'ka paqe...

Kuvendi s'ka paqe..."Shpërthen" e Dule!

Publikuar më: 13:37 10-03-2016

Në filli të seancës paralmentare u duk se të gjithë ishin të kënaqur, pasi opozitës iu pranuan dy amendamente, që vuri kusht për të qëndruar në  Kuvend, ndryshimet në ligjin e Dekriminalizimit dhe ato për Komisionet Hetimore. Konferenca e Kryetarëve i futi në kalendarin 3-javor të punës së parlamentit.
Pas këtij moment, Kryetari i Grupit të PD, Edi Paloka, lajmëroi se do të qëndrojë në seancë derisa të votojë aktet dhe pastaj do të largohen nga salla e kjo ndodhi, pasi foli dhe ish kryeministri, Berisha.  

Ja ç’tha Paloka:

"Kërkesa për hyrjen në kalendar të dy amendamenteve u plotësua ndaj nuk do ta bllokojmë seancën, do marrim vendimet tona, por nuk do jemi sot deri sa kjo sallë t'i kthejë legjimitetin"! Po ndaj, Palokës reagoi, kreu i Grupit të PS, Gramoz Ruçi, që zgjodhi të të flasë rëndë me dialekt. Ai akuzoi opozitën se po kërkonte sebepe për të bojkotuar parlamentin.

Fjala e Ruçit:

“Do rrini apo do ikni? Sali ti e di mua s’më shpëton as nga goja as nga dora, rrini e dëgjoni. Para 30 minuta me kërkesë të opozitës u mbajt konferenca e Kryetarëve. Opozita vuri kushtet e një jave më parë. Një nisëm për të ndryshuar atë që miratuam para dy javësh. Ju mbajtët parlamentin 48 orë të bllokuar javën e kaluar. Dhe negociatorin tuaj, por më falni do e kisha për turp që partia ime të më caktonte unë të arrija marrëveshje 6 herë ju të mi grisni e të mi hidhni në fytyrë. E megjithatë ne u treguam të duruar. Edhe prap ju u larguat ishte sebepi jo shkaku. Bllokimi i komisioneve. Zotëri ka histori të gjatë.”
Po kur mori fjalën Ruçi dhe deputetë e PD ishin duke u ngritur nga karriget për të lënë sallën, por u ulën sërisht për të dëgjuar me sa duket Gramoz Ruçin e me këtë rast, Meta gjeti momentin të shkëmbete një batutë. Ai falenderoi Ruçi se ja arriti qëllimit të mbajë opozitën në parlament!
Më tej morri fjalën ish-kryeministri Sali Berisha, që fillimisht u morr me punët e PS. Ai e quajti Asamblenë e një dite më parë të Partisë Socialiste, të turpshme dhe se shpallja e partisë mbi Shqipërinë, është një akt i tradhtisë kombëtare.Berisha shigjetoi dhe Minisitrin e Jashtëm, Bushatin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Deklaratat e Asamblesë tuaj e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare, jashtë çdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklarojë se e para është partia. Kjo ishte e Enver Hoxhës, dhe kjo është motër e Edi Ramës i cili s’meriton të jetë në parlament. Enver Hoxha e respektonte një automat të votimit çdo 4 vjet, pa rival, por e bënte dhe dilte me 100%, por Edi Rama as këtë nuk e respekton. Kundërshtarët e tij janë budallenj dhe dele, janë armiq për t’u zhdukur. Do thoni se ky është problemi juaj, por ky është akti stalinist më i turpshëm në historinë e vendit. Si ju duket juve qëndrimi në krah të atyre, që trafikonte motrat dhe vajzat shqiptare? Para se të largohej Ndoka nga Parlamenti, Rama i kërkoi një ambasadori: Do largohet, por me një kusht. Që Basha dhe Berisha të mos ja përmendin emrin. Edhe unë e mbylla gojën. Respektova një kërkesë të kryetarit tuaj. Nuk duhet të qeshni ju sot, se kjo është shumë e rëndë, keni ju vajza dhe gra? Sigurisht keni. Si e justifikoni ju një akt të tillë para atij njeriu? Po kjo pse vjen? Sepse është partia mbi Shqipërinë.”


Berisha iu drejtua dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me këto fjalë: Ju bashkë me kryeministrin Rama shpallën zero problemin me fqinjët dhe si qeveri keni vënë gjithçka në funksion të partisë së suaj.


Sali Berisha në fund të fjalës I kërkoi një “nder” Ilir Metës përmes një batutë: Hiqjani gotën Ramës se është i rrezikshëm.
Me Berishën replikoi Erjon Braçe deri dhe me fyerje peronale. Ai i tha se 25 vite PS nuk e ka vënë asnjëherë në rrezik interesin e Shqipërisë, por i ka shërbyer asaj. “Je ti ai që i ke shitur interesat e Shqipërisë,” i tha Braçe Berishës.

Braçe: “Berisha është më i paburri, që ka hyrë në kuvend. Vret brenda vret dhe jashtë, ky është Saliu. Së pari ky njeri, që ka marrë edhe rolin e zotit në këtë vend e bën me të gjithë.”

Po pas Braçes e morri fjalën vetë Rama, i cili tha se dekriminalizimi i parlamentit dhe politikës është vetëm pjellë e fantazisë së opozitës dhe në radhët e mazhorancës dhe të të zgjedhurve të saj vendorë nuk ka asnjë të inkriminuar ligjërisht. Madje me ikjen e opozitës Rama tha prerë se nuk ka opozitë në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

 “Le ta vazhdojmë këtë seancë si Asamble e së majtës së bashkuar për t’u fokusuar gjithnjë e më shumë tek objektivat tona për t’u marrë mundësisht aspak me Saliun dhe faktet e tij të fabrikuara. Një gjë është e qartë se ata ikin se në këtë parlament se nuk ka asnjë person me rekorde kriminale, se ligji më ekstrem, unikal në planet, i gatuar edhe me bekimin tonë për të ashtuquajturin dekriminalizim të parlamentit dhe politikës nuk arrin dot të zbulojë asgjë dhe gjithë ajo seancë absurde me 48 orë negociata për ta çuar në ekstrem një formular qesharak, ishte shprehje dëshpërimi për faktin se ata 19 kriminelët, që do të kapeshin nga ky proçes ishin pjellë e një propagande të shthurur. Ashtu siç nuk ka në këtë parlament persona të inkriminuar, as ndër të zgjedhuarit e popullit nuk ka persona të inkriminuar ligjërisht.Kurse, persona të inkriminuar politikisht ne jemi të gjithë: Unë i pari, kryetari i Kuvendit i dyti. Ne kemi kryer të gjitha krimet që fantazia dhe eksperienca e Saliut mund të përmbledhë në sulmet me libër shtëpie të kundërshtarit.”

Po vërtet opozita iku nga salla, por Rama nuk e pati të lehtë, pasi në foltore doli Vangjel Dule, që lëshoi akuza për qeverinë dhe ishte në një linjë me të djathtët. Ai tha se Kryeministrin Edi Rama se është i vetmi përgjegjës për futjen në listat e deputetëve të personave me rekorde kriminale dhe e cilësoi si një person me dy standarde, që ndryshe vepronte dhe sillej kur ishte në opozitë dhe ndryshe flet tani që është në krye të Qeverisë.

Ja çfarë tha Dule:

“Qeverisë së sotme i ka rënë kauza. Në këtë Parlament, kolegët e PS pranojnë teza të natyrës totalitare. U dëgjua Kryeministri se jemi të gjthë përgjegjës dhe menjëherë pas vetes reshtoi të gjithë ne. Përse jemi ne përgjegjës për firmat e Ramës për futjen e deputetëve në listat e deputetëve? Secili ka përgjegjësinë e firmës së vet. Në këtë rast qeveria e sotme është në dështim. A nuk është ky Parlament që është i kriminalizuar dhe sot është në proces dekriminalizimi? Përse pranoni dy standarde z.Kryeministër? Pse fshiheni pas gishtit? Nuk i fshiheni dot përgjegjësisë. Në hallin e madh që keni ku ju ka mbuluar korrupsioni, cdo gjë jeni në gjendje të përdorni. Problemi nuk është as opozita, as individëd që janë sjellë në parlament, problemi është se qeverisë dhe Kryeministrit i ka rënë kauza. Erdhi me premtimin për një Shqipëri më të mirë, për Shqipërinë e punës, por dridhet kur i përmend të papunët. Kemi dy Rama, Ramën e opozitës dhe kemi sot Ramën e një pragmatizmi banal në dëm të interesave të vendit”!
Me Dulen fillimisht nga replikoi, nga vendi Deputeti Erjon Braçe që e gjatë fjalës së tij i pengonte deklaratën.
E Dule i është kundërpërgjigjur duke i thënë: Zoti Braçe mos u bëni kone! Ministri Jashtëm do ta shohë si racizëm se jam pakicë etnike.
Gjatë replikës Braçe i tha indirekt se Vangjel Dule nuk di shqip.  “Unë kam folur në këtë Parlament para se ky zotëria të fliste shqip. Shqiptarët do ta njohin gjatë gjithë kohës për tradhtar. Kushdo që do të dalë nga një mazhorancë në opozitë është i lirë ta bëjë.”

I menjeherëshëm ka qënë dhe reagimi i Ramës duke e nisur me “dashuri” replikën, por dhe e fton Dulen të antarësohet në PS…

Ja si vijon…

“Vangjel je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm, kur e kuptova se ishe i pavëmendëshëm ndaj fjalës time e ktheve përmbys atë që thashë. Unë nuk të thashë se jemi gjithë fajtor thashë që jemi kriminelë e unë i pari, për vetë fola. Jemi trajtuar si të tillë për vite të tëra. Prandaj përmenda edhe Metën dhe gjithë ata që janë këtu. Janë tregues ulëritës i faktit se problem i politikës tonë s’është dekriminalizimi, por kriminalzimi i kundërshtarit me çdo kusht, përmes faktesh, që shiten si liri si demokraci. Edhe ti je i vjetër këtu e di. Po na baltosni. S’i kam thënë kurrë partnerëve ndërkombëtarë se Shqipëria ka kriminël në parlament. Ne bëmë mire, që vendosëm vijë të kuqe për gjithë ata, që marrin funksion publik. E kush janë kriminelet këtu? Ti do ishe i pari që s’do rrije këtu. Kriminel të bën veprimtaria kriminale e gjykuar si e tillë. S’të bën kriminel fakti, që të bën kriminel, Saliu. Se ato, që thotë ai janë medalje për mua. Pavarësisht se shija e asaj balte është e hidhur për familjarët e mi! Ta kam thënë miqësisht e po ta them ke vetëm një rrugë hajde anëtarësohu në PS bëhu pjesë e jona. Kemi mënyrë zgjedhje bashkohu me Tavon  e LSI, sepse je vlerë e një kapital të madh. S’mund të dalësh këtu e të na tregosh pasqyrat e konet është shumë e dobët. Imazgjino sikur këtu ty do të thotë dikush mos bëj konen e Greqisë s’mund ti thuash ashtu Braçes. Ti nuk je Sali o Vangjel.”

Edhe Dule regagoi ja si: "Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta më e shtrenjtë. Zgjodhët një fushë, ku jeni të dobët. S’do ti referohem marrëveshjes së detit. Mediat të mos bien pre e asaj, që u hap sot. Unë zgjedhje nuk kam humbur. Më ftuat të bëhem anëtarë në PS, bëj dallim mes jush dhe anëtarëve të tjerë të PS. Jam anëtar i një partie i nderuar kryetar, por më nderon oferta për tu anëtarësuar në një parti të madhe, por do doja të isha në PS e Majkos, Nanos, por kurrë të Ramës."

E Rama se la me kaq:"Vangjel meqë tani besoj, që s’është kohë e humbur të merresh me ty. Unë do i kërkoj Majkos të punojë me ty. PS nuk është Rama.Ti të bëhesh pjesë e saj për ta organizuar.Ty të foli pjesa jote socialiste! Mos u errëso nga mllefi, që ke me mua. Kam nevojë edhe për ty të korigjohem bëhu anëtarë i PS dhe gjithë lëvizjes së madhe, që po ndodh në minotitet drejt kthimit në shtëpi. Të ftoj edhe njëherë të them se unë kujtova se PD iku po këto janë në kafe, mirë që ikin nga këtu po s’dinë as ku të shkojnë janë të gjithë në kafe, veç Saliut!”

Article Logic
Execution time: 0.0040102005004883