INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Seanca parlamentare, “plehërat” në fokus. Të majtët nisin sqarimet, opozita akuzon për rryshfet

Publikuar më: 10:49 22-09-2016

Me nisjen e senacës parlamentare, deputeti i djathtë, Edi Paloka kërkon praninë e Ramës në kuvend dhe jo vetëm kaq, por dhe për të dhënë sqarime mbi projektligjin e importit të mbetjeve. “Duam të dimë qëndrimin e sotëm të Ramës” - tha Paloka. Përgjigjia e Metës për këtë kërkesë ishte se nuk e përcakton dot ai axhendën e kryeministrit.
Më pas e morri fjalën deputeti Besnik Bare, që ka qënë një nga të majtët totalisht kundra tre vjet më parë për një ligj të tillë. E këtë e cilësoi dhe vetë në fjalën e tij duke dhënë se sqarimet e tij të sotme. Ai u justifikuar me faktin se lista e llojeve të mbetjeve nuk është e njëjtë me atë të viteve të mëparëshme të cilat ishin deri diku të rrezikshme, ndërsa listën e sotme ai e konsideron më të sigurt. Bare sqaroi dhe ndryshimet në ligjin e ri, sipas tij u shfuqizua pika që parashikonte djegien e plehërave të importit, por dhe është ndaluar importi i mbeturinave të rrezikshme, pra me ligjin e ri ato nuk do të digjen, por vetëm riciklohen. Ai theksoi se dhe pikat doganore do jënë të përcaktuaar me qëllim që kontrolli të jetë më i sigurt. “Lista prej 25 llojeve mbetjesh po kufizohet e më tej, s’do ketë plumb se e dimë që është i rrezikshë, por do ketë dhe përbërës të tjerë që s’do lejohen. Industritë ricikluese në vendin tonë nuk konkurojnë dot me askënd, pasi marrin produkte të riciklueshme nga vendet e tjera dhe kjo ka e shumë kosto për ta, ndaj ata duhet ta bëjnë në vend vetë këtë proçes. Kjo ndikon dhe në punësimin e shumë familjeve në vend,” – theksoi Bare, teksa ftoi deputetë ta votojnë draftin.

Për draftin reagoi dhe deputetja e djathtë Jorida Tabaku, e cila me ironi iu tha socialistëve se duhet të ishin në protestë sot jo në sallë.

Po i ashpër ka qënë ish kryeminisitri Berisha që tha se Rama ka marrë valixhe me para ndaj po e miraton këtë ligj, që dikur e kundështonte fort e se kur po vinte nga jashtë protestuesit thërrisnin Edi plehu.

Po duhet të kaloni disa orë që për këtë çështje të flistë dhe kryeministri Ramën, duke thënë se ligji i vitit 2013 ndryshon shumë nga ai i këtij viti.

Ja sqarimet e Ramës:

“Nëse në vitin 2013 mbetjet mund të vinin nga çdo pikë doganore, sot është e qartë që ligji për mbetjet do të hyjnë në tre pika që dispononojnë mundësi kontrolli. Nëse sot kemi një laborator modern të investuar nga BE që bën të mundur gjithë kontrollin dhe analizat fizike, kimike dhe mikrobiologjike, nuk kemi vetëm këtë, por kemi edhe një ekip nejrëzish edhe ata të trajnuar nga BE. Një program i tërë i BE është vënë këtu vetëm për rritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë. Përjashtohet nga ligji sot çdo lloj mbeteje rigjenerimi, përveç pjesës së listës dhe çdo mbetje importohet vetëm nga industria e riciklimit. 3200 punonjës sot të siguruar dhe askush tjetër nuk ka të drejtë as eksport as import. Sepse kjo është një masë me direktivën e BE në linjë, dhe në linjë të plotë me nevojën tonë për të stimuluar. Ligji jo vetëm nuk kërcënon asgjë siç kërcënonte ligji para tre viteve, por stimulon fillimin e një industrie sot e ka të domosdoshme këtë listë importi të mbetjeve të ngurta të listës së gjelber. Sot është e qartë që nëse ne nuk do të bëjmë këtë ndërhyrje do falimenojmë industrinë e riciklimit, do lëmë rrugës 3200 punonjës që janë të punësuar direkt, dhe nuk them ata që janë indirekt të punësuar. Masa tjetër është rritja e taksës. Duke hequr taksën për mbetjet brenda nuk do lëvizet taksa për mbetjet jashtë që është 200 lekë për kg. Heqja e taksës dhe lënia në fuqi e taksës së importit do të rrisë kapacitetet e brendshme dhe në tre vjet do të kemi një pamje tjetër të industrisë së riciklimit. Kostoja e gjithë procesit për mnbledhjen është shumë më e lartë sesa përfitimi nga kjo taksë. Pra duhet ti hapim rrugë kësaj industrie të domosdoshme”, tha Rama nga Kuvendi.

Po kundra ka dalë dhe kreu i agrarëve, Agron Duka i cili ka kërkuar amendim të ligjit duke theksuar se prioritet duhet të ketë dhe menaxhimi i mbeturinave të vednit e më pas të botës.

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709