INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca për 9 imamët e vetëshpallur. Befasuese, familjarët falen para Gjykatës

Seanca për 9 imamët e vetëshpallur. Befasuese, familjarët falen para Gjykatës

Publikuar më: 15:03 03-05-2016

Kjo do të jetë seanca e fundit e mbrojtjes të imamëve të vetëshpallur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të cilët akuzohen për terrorizëm. Prokuroria ka kërkuar për 9 të pandehurit, 152 vite burg në total. Një prej imamëve të vetëshpallur, Astrit Tola, i ka mohura akuzat dhe i ka kërkuar avokates në seancën, që të mos vijojë më ta mbrojë.

Ai tha:Nuk kam lidhje me akuzat, jam besimtar mysliman. (avokates) Mos me mbro, pasi s’kam nevojë për mbrojtjen tënde, mbrojta ime është sipas fesë. Mbrojta me avokat është padrejtësi që na bëni, pasi s’na lejohet me fe”.

Edhe pse pa praninë e kamerave është mësuar se veç Tolës ka dëshmuar dhe Verdi Morava dhe Orjon Reçit.

Edhe Verdi Morava i cilësoi akuzat ndaj tij të pabaza dhe qesharake.

Ai tha: “Jam këtu për shkak të besimit tim mysliman. Kryeprokurori Llalla e ka pranuar që nuk jemi grup. Ne njihemi nga xhamia nuk ekziston mes nesh grup”.

Gjatë pushimit familjarë të tyre kanë dalë nga salla dhe kanë falur namazin para gjykatës në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658