INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca plenare nis me tensione, opozita largohet teksa votohen ministrat e rinj [VIDEO]

Seanca plenare nis me tensione, opozita largohet teksa votohen ministrat e rinj [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 16-01-2019

Ka nisur mes debatesh dhe tensionesh seanca e parë parlamentare për këtë vit .

Ndërsa opozita zgjodhi të largohej nga salla parlamenti miratoi me votat e mazhorancës të gjitha dekretet e presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama.

Që në nisje të seancës, opozita përmes kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmod Spaho ka kërkuar debate për dekretin e presidentit.

"Kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat. Dhe kërkojmë që të zhvillohet debat, pasi na mbështet rregullorja dhe kushtetuta", tha Spaho

Ndërsa Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkesa e opozitës nuk është e bazuar në rregulloren e Kuvendit.

Edhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh sot në Kuvend, në përgjigje të kërkesës së opozitës të cilët kërkuan debat për dekretet e Metës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën.

Pak para votimit, opozita u përpoq të pushtonte foltoren e kuvendit por më pas vendosën të largoheshin ngas seanca .

Pas daljes nga salla, kreu demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama mbylli opozitarizmin.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668