INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

SEAT Ateca është modeli i parë SUV të cilin e sjell kjo markë

Publikuar më: 14:35 11-02-2016

Duke parë rritjen e madhe të tregut për veturat SUV, SEAT vendosi që një model të tillë ta shtoj në rangun e veturave të cilat ofrohen nga kjo markë. Seat do të konkurroj me rivalët si Nissan Qashqai, Renault Kadjar, Mazda CX-5, Hyundai ix35, Ford Kuga si dhe me anëtarin e saj të familjes, VW Tiguan, transmeton Express. SEAT Ateca është bazuar në platformën MQB nga Volkswagen Group. Kjo platformë është dizajnuar nga Voklswagen për të ndërtuar disa modele me të njëjtën shasi thjeshtë duke moduluar ato.

Ky model ndanë pothuajse të njëjtat veçori me modelin Leon. Është i gjatë 4.36m, i gjerë 1.84m dhe i lartë 1.6m, ndërsa distanca ndërmjet boshteve është 2.64m. Kapaciteti i bagazhit në modelin me rrotat e para aktive është 510 litra, ndërsa në modelin me katër rrotat aktive është 485 litra.

Ky model do të dal në shitje në muajin Shtator dhe do të vijë me disa lloje motorësh të gjithë me turbo kompresorë. Motorët do të jenë 1.0-litër me benzinë me tre cilindra i cili do të prodhoj 115PS (113KF), 1.4-litër me benzinë i cili do të ketë teknologjinë e çaktivizimit të cilindrave i cili prodhon 150PS (148KF) dhe tre motor me naftë 1.6L TDI me 115PS (113KF), dhe 2.0L TDI me 150PS (148KF) dhe 190PS (187KF).

Transmisioni standard do të jetë manual me 6 shpejtësi, ndërsa në modelet më të avancuara do të vijë ndërruesi me shtatë shpejtësi me fraksion të dyfishtë.

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418