Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, një dyshe fantastike në pistë e jashtë saj prej 4 sezonesh dhe këtë e vërtetojnë fjalët e pilotit gjerman, i cili nuk e ka fshehur kurrë respektin për finlandezin. Raikkonen është në sezonin e fundit me Ferrarin dhe vendin e tij do të marrë i riu Charles Leclerc.
Ky i fundit konsiderohet një talent i madh, por Vettel mendon ende për shokun aktual të skuadrës: “Kimi është shoku i skuadrës më i mirë që kam pasur ndonjëherë, me të ka pasur gjithmonë respekt reciprok që në fillim dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Trishtohem kur mendoj që Kimi nuk do jetë më pjesë e skuadrës prej vitit të ardhshëm”.