INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Segmenti i dytë i Bulevardit të Ri për pak ditë është gati, ja si do të jetë [FOTO]

Segmenti i dytë i Bulevardit të Ri për pak ditë është gati, ja si do të jetë [FOTO]

Publikuar më: 18:24 08-01-2018

Segmenti i dytë i bulevardit të ri të Tiranës është pothuajse gati që të hapet në fund të këtij muaji. Deri më tani kanë përfunduar punimet nëntokësore dhe pjesa e gjelbërimit, ndërkohë që ndriçimi është në testimet përfundimtare.

Pak ditë para hapjes, kur do të bëhet edhe hapja e segmentit të dytë, do të përfundojnë edhe punimet që i takojnë pjesës së asfaltimit të korsive të makinave dhe të biçikletave.
Sa i takon korsive të biçikletave, po bëhet sinkronizimi me pjesën e “Zogut I” dhe tashmë çdo i apasionuar pas dyrrotakut mund të përshkojë lirshëm deri në fund të segmentit të dytë pa iu dashur të ndërpritet në kryqëzime që lidhin Bulevardin me “Zogun e I” apo rrugët lidhëse.

Katër segmentet e këtij bulevardi dhe sheshet respektive pritet që të përfundojnë deri në fund të vitit.
Panorama përfundimtare nuk do të jetë vetëm një shesh në fund, por një strukturë shumë harmonike që do lidhë sheshin, lumin dhe ambientet e tjera përreth.
Bashkia e Tiranës ka planifikuar për këtë vit të përmbyllë edhe një rrugë lidhëse me rrugën “Jordan Misja”.

Bulevardi i Ri i Tiranës që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës pritet të shndërrohet në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty. Vet Bashkia e Tiranës ka programuar që të zhvendos në këtë zonë zyrat e saj të shërbimit. Gjithashtu një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.

collagelajm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027289390563965