E.B, që rezulton të jetë vajza e një diplomati në Tiranë, është kapur nga policia me tetë doza të lëndës narkotike heroinë, por ngjarja është mbajtur sekret. E reja njëherësh është dhe me profesion gazetare. Kuptohet që ngjarja është mbajtur e fshehtë, pasi dhe nëse sheh foton e antarëve të bandës vendi i fotos të E. B ështe bosh dhe janë vetëm inicialet e saj.
Ajo ka qenë kliente e rregullt e një grupi kriminal në Tiranë që shpërndante drogë. Për shkak të rëndësisë, klientja në përgjimet telefonike kishte kodin “TVSH”.
Në përgjimet e grupit kriminal, vajza e diplomatit del shpesh në skenë dhe për grupin ishte e rëndësishme. Gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën, pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.
Sipas policisë, grupi kriminal kishte 26 persona ndërkohë që gjysma e tyre u arrestuan. Në kodet e grupit kriminal përfshiheshin dhe fjalët “Bojë” apo “Semafor i Kuq”, për fatin se dy bashkëpunëtore punonin në një parukeri.
Ngjarja ka ndodhur nëntorin e një viti më parë, por dënimet janë dhënë pas hetimeve 1 vjeçare të Prokurorisë. Dy femrat që kishin rol kyç në trafik janë Aurora Lico dhe Sonila Dinoshi, po me sa duket pjesë e tyre mbase me rol më të vogël ka qënë dhe vajzae diplomatit.
Kujtojmë që të dënuarit e këtij grupi janë:
Alfred Naço 8 vjet burg
Alkan Markaj, 6 vjet burg
Armando Murati, 6 vjet burg
Atrias Cizmja, 3.8 vite burg
Aurora Lico, 5 vjet burg
Bledi Carcani, 5.4 vjet burg
Dardan Jaku, 1.8 vite burg
Donald Belaj, 5.4 vite burg
Gentian Xhelili, 5 vjet burg
Indrit Sallahu, 1.4 vite burg
Julian Bushati, 7.4 vite burg
Rudolf Kallbaqi, 5.4 vite burg
Sali Sallaku, 4.8 vite burg
Toni Naco, 1.4 vite burg