INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry uron Shqipërinë për Festat e Nëntorit

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry uron Shqipërinë për Festat e Nëntorit

Publikuar më: 18:41 25-11-2016

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu urimet me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruan se Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

“Ne, – shkruan zoti Kerry, – vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Në vitet në vijim, thuhet në mesazh, Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285