INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari amerikan i shtetit mesazh Shqipërisë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë

Sekretari amerikan i shtetit mesazh Shqipërisë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë

Publikuar më: 22:52 27-11-2017

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka dërguar një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Ai thekson progresin e bërë nga Shqipëria për reformat kyçe drejt integrimit në BE teksa vlerëson rolin e vendit tonë në luftën kundër ISIS.

Deklarata:
Rex W. Tillerson
Sekretar i Shtetit
Uashington, DC
27 nëntor 2017
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, i përcjell urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa festoni 105 vite pavarësi.
Shqipëria është një vend mik dhe aleat i vyer dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi përparimin tuaj të vazhduar drejt integrimit më të madh euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Vlerësojmë thellësisht kontributet e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS si dhe promovimin nga ju të stabilitetit në rajon. Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj.
Urime popullit të Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0042271614074707