INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari britanik pret Olta Xhaçkën: Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në NATO [FOTO]

Sekretari britanik pret Olta Xhaçkën: Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në NATO [FOTO]

Publikuar më: 18:30 08-11-2017

Në ditën e parë të Ministerialit të Mbrojtjes, që po mbahet në Shtabin e NATO-s në Bruksel,  Ministrja Olta Xhaçka u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Willliamson, i emëruar pak ditë më parë në këtë post. Në takimin bilateral, z. Williamson vlerësoi nivelin në rritje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh, midis dy vendeve.

“Vlerësojmë kontrubutin e Shqipërisë në strukturat e NATO dhe vecanërisht atje ku ne jemi shtet drejtues, sic është rasti i task forcës së gatishmërisë së lartë. Më lejoni zonja Ministre t’ju shpreh vlerësimin më të lartë për kontributin tuaj të konsiderueshëm, me gjithë kufizimet buxhetore me të cilat përballemi”, tha ai.

Në aspektin operacional, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, nënvizoi se numri i stërvitjeve të përbashkëta të zhvilluara mes dy vendeve dhe niveli i tyre i kanë shërbyer rritjes së ndërveprimit mes dy ushtrive aleate. Sipas zotit Williamson, stërvitja e përbashkët “Albanian Lion”, e planifikuar pë tu zhvilluar vitin e ardhshëm në Shqipëri është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ai konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të BE, NATO-s dhe aleatëve.

Ministrja Xhaçka, pasi e uroi homologun britanik për detyrën e re, e falenderoi atë për mbështetjen dhe interesin e Qeverisë britanike në marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

“Edukimi dhe trajnimit i ushtarakëve shqiptarë janë boshti kryesor i bashkëpunimit mes nesh. Numri në rritje i njerëzve tanë në uniformë, të arsimuar në institucionet tuaja apo rihapja e zyrës së atasheut ushtarak britanik në Tiranë, si tregues i vlerësimit të rolit të Shqipërisë në rajon janë hapa që do të pasohen nga të tjerë në të ardhmen”, deklaroi mes të tjerash Ministrja Olta Xhaçka.

WILLIAMSON.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0070788860321045