INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari i OSBE-së u drejtohet artistëve që nuk duan prishjen e Teatrit Kombëtar me këtë zgjidhje

Sekretari i OSBE-së u drejtohet artistëve që nuk duan prishjen e Teatrit Kombëtar me këtë zgjidhje

Publikuar më: 19:26 25-07-2019

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe i ka bërë thirrje të gjithë palëve se duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sekretari i OSBE, Greminger i është përgjigjur letrës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasi përfaqësues të kësaj të fundit i kërkuan një takim për ta njohur zyrtarin e lartë të OSBE-së me shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Letra e Greminger

Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,

Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Përshëndetje më të përzemërta,

Thomas Greminger

 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891