INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari i Shtetit amerikan telefonon kryeministrin Rama, zbuloni çfarë i ka thënë

Sekretari i Shtetit amerikan telefonon kryeministrin Rama, zbuloni çfarë i ka thënë

Publikuar më: 17:36 09-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje.

Ai ka shprehur bindjen se mandati i forteë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.

“Ky mandat obligon Partinë Socialiste të thellojë reformat. PS të pastrojë administratën nga të korruptuarit. SHBA do t'ju mbështesë në këtë mandat. Nga takimi i Malit të Zi Mike Pence ka përshtypje pozitive”, mësohet t’i ketë thënë Tillerson shefit të qeverisë.

Kryeministri Rama e ka falënderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë.

Ne pjesën e fundit biseda është shtrirë te roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta.

Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbiseduesi.

Article Logic
Execution time: 0.0021719932556152