INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretarit të Jashtëm britanik i punojnë reng, 18 minuta bisedime dhe e papritura ndodhi...

Sekretarit të Jashtëm britanik i punojnë reng, 18 minuta bisedime dhe e papritura ndodhi...

Publikuar më: 07:41 25-05-2018

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, u bë viktimë e një shakaje telefonike të personit i cili iu prezantua sikur të jetë kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, raporton BBC.

Në një regjistrim të postuar në internet, te bisedes qe ka zgjatur 18 minuta, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar përgëzon telefonuesin qe e di se eshte kryeministri dhe vazhdon të diskutojë marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë, helmimit të Salisbury dhe situates ne Siri.

“Ministri e kuptoi se është mashtruar dhe mbylli bisedën. Kryem një kontroll të menjëhershëm dhe kuptuam se ishte një shaka”, tha ministria e Jashtme e Britanisë në një njoftim.

“Salisbury, përdorimi i armëve kimike në Siri dhe zhvillimet më të fundit në Armeni janë zhvillime serioze. Këto veprime fëmijërore flasin për joseriozitetin e personit që mori në telefon, dhe atyre të cilët qëndrojnë prapa kësaj”, thuhet në kumtesë.

“Natyrisht kjo nuk duhet të ndodhte. Një hetim është në proces për të përcaktuar rrethanat rreth kësaj thirrjeje dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”, tha një zëdhënëse e ministrise.

Regjistrimi prej 18 minutash ishte postuar në YouTube nga gazetari britanik pro-Kremlin Graham Phillips.(huazuar nga gazeta Panorama.com.al)

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417