INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekrete për të ngadalësuar plakjen

Sekrete për të ngadalësuar plakjen

Publikuar më: 10:10 24-01-2017

A mund t’i shpëtojmë plakjes së parakohshme ose t’i shmangemi sëmundjeve shkatërruese?

Pa diskutim që po! Me veprime të thjeshta, por të vazhdueshme dhe sa më herët aq me mirë.

 Vitamina A, C, E, pastaj antioksidues bimorë të grupeve të ndryshme, në pemë dhe perime organike, të patrajtuara me substanca kimike industriale si; fertilizues të ndryshëm, insekticide, pesticide, herbicide, i mbrojnë qelizat, e sidomos ato të trurit, nga radikalet e lira.

Hulumtimet kanë treguar se shtimi i këtyre ushqimeve të pasura me antioksidues në dietë të përditshme e parandalojnë paraqitjen e sëmundjeve të Alzhajmerit, Parkinsonit dhe jo vetëm të këtyre sëmundjeve të trurit, por edhe të kancerit, sëmundjeve reumatike, autoimune, sëmundjeve të zemrës dhe pikës ne tru. Këta antioksidues mund edhe të ngadalësojnë madje edhe të rikthejnë ecurinë e sëmundjes ekzistuese.

Keni kujdes me dietën, zvogëloni sasinë e yndyrave në ushqim, sidomos sasinë e yndyrave të ngopura shtazore dhe gjysme të ngopura nga vajrat e lulediellit, sojës, misrit. Margarina, harrojeni që ekziston! Konsumoni vaj të papërpunuar të ullirit, gjalpin e papërpunuar organik ose edhe nëse keni mundësi ta gjeni vajin e kokosit. Zvogëloni në mënyrë dramatike konsumimin e sheqerit dhe të karbohidrateve në përgjithësi; brumërat, patatet dhe orizin e rafinuar. Konsumoni sasi të mëdha të pemëve dhe perimeve organike, burime të pafundme të antioksiduesve.

Përdorni suplemente, shtesa në ushqim, në forme të tabletave ose kapsulave si; omega 3, vitaminat A, E, D, C, vitaminat e kompleksit B dhe ekstrakte të antioksiduesve të prodhuara në mënyre organike. Shmanguni në mënyre absolute konsumimit të ushqimeve industriale qe kanë glutationin si shtesë. Gjithnjë lexoni fletpaosjen e produktit dhe nëse në të e gjeni MSG, glutationi, hidheni në shportë.

Zvogëloni ekspozimin ndaj metaleve ambientale. Shmanguni konsumimit të ujit nga ujësjellësi publik me gypa të vjetruar të plumbit. Largoni mbushjet e zeza, amalgamat plot me zhivë, nga dhëmbët e mjekuar më herët dhe zëvendësoni ato me mbushje të bardha. Konsumoni me maturi prodhimet e detit sidomos ato që kultivohen ose peshkohen pranë brigjeve të detit për shkak të ndotjes se ujit me zhivë. Mos përdori enë alumini gjatë gatimit dhe mos e mbështjellin ushqimin me folje alumini.

Përdorni sa më pak pluhur për brumë (peciva) gjatë gatimit dhe tableta për thartinë të lukthit nëse kanë alumin. Mos përdorin pasta të dhëmbëve të cilat janë të fluoruara e as ujë nga ujësjellësi me sistem të fluorimit.

Mos harroni, aktiviteti fizik 30 minuta në ditë, në formë të ecurit të mprehtë, ushtrime trupore në natyre ose në palestër 3-4 herë në javë, do t’ju ndihmojnë në aktivizimin e sistemeve antioksiduese dhe uljen e krijimit të radikaleve të lira. Por mos e teproni, aktiviteti i ekzagjeruar fizik e shton në mënyrë dramatike prodhimin e radikaleve të lira.

Angazhoni mendjen; luani shah, letra, domino, mbushni fjalëkryqe, luani videolojra, por mos e teproni. Aktivizimi i qelizave të trurit i mban ato në formë.

Beni pak për veten dhe jeta do t’ju kthejë më shumë të mira dhe kurrë nuk është vonë të filloni!

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541