INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekrete sesi të pozoni për t'u dukur gjithmonë bukur në foto [FOTO]

Sekrete sesi të pozoni për t'u dukur gjithmonë bukur në foto [FOTO]

Publikuar më: 10:21 01-06-2017

Të gjithë ne kemi rënë viktima të rrjeteve sociale, duke shfaqur hapur çfarë bëjmë në çdo moment të ditës.

Kështuqë, të mos dimë të pozojmë përbën një problem të madh. Megjithatë, nëse ndiqni këto këshilla, jemi të sigurt se poza juaj ka për të dalë super. Ka ardhur koha të merrni lapsin dhe letrën në dorë…donim të thonim një mik me aparat në dorë dhe të praktikoni këto poza:

 

Përdorni gjuhën

tongue.jpg

Ky është marifeti më i mirë (dhe më i çuditshmi). Mund të duket e tillë, port ë vendosësh gjuhën në qiellzë teksa buzëqeshni, është një mënyrë mjaft efektive, e cila ju ndihmon të evitoni gushën e dyfishtë dhe të dukeni më e dobët në pjesën e qafës.

Gjeni këndin e duhur të fytyrës

angle.jpg

Nëse nuk jeni duke u fotografuar nga një profesionit, bëni mirë mos pozoni drejt cameras, port ë merrni një kënd të caktuar duke ngritur pak mjekrën.

Rrotulloni trupin 45 gradë

twist.jpg

Marifet i vjedhur nga tapeti i kuq: Poziciononi trupin 45 gradë dhe vendosni dorën tek beli. Më pas nxirrini njërën këmbë para dhe rëndoni peshën e trupit në këmba mbrapa, si Kendall Jenner.

Kryqezoni kyçet

crossss.jpg

Ky pozicion e bën belin të duket më i hollë dhe këmbët më të gjata.

Mos pozoni njësoj

dontfollow.jpg

Kyçi i fotove në grup? Secili duhet të marrën pozën e tij, duke mos u përpjekur të duket si personi në krah, pasi jo të gjithë duken mirë në një pozicion të caktuar.

Mësoni si të buzëqeshni

smile.jpg

Nëse buzëqeshni shumë, dukeni qesharake, nëse nuk buzëqeshni aspak dukeni të inatosura dhe të vrazhda. Por buzëqeshja natyrale, pa zbuluar dhëmbët do ju bënte të dukeshit më bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871