INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekrete si të bëheni kandidati më i vlerësuar gjatë një interviste pune

Sekrete si të bëheni kandidati më i vlerësuar gjatë një interviste pune

Publikuar më: 14:48 11-01-2017

Ndërkohë që po jepni një intervistë  pune, kujtohuni që askush nuk kujdeset për ju. Gjithçka që atyre ju intereson është se çfarë mund të bëni ju për ta.

Pavarësisht se si është formuluar pyetja, fakti qëndron gjithnjë në pikat tuaja të forta, motivimi dhe arsyetimi  që ju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

Nëse nuk arrini t’i bindni intervistuesit se mund të zgjidhni problemet e tyre, të jeni të sigurtë se ata nuk do t’ju punësojnë.

Një nga këshillat për të intervistuarit është që ata të arrijnë të identifikojnë nevojat e fshehura të intervistuesve, problemet  e tyre që duhen zgjidhur dhe jo domosdoshmërit problemet që ata thonë se duhen zgjidhur.

Ekzistojnë vetëm tre pyetje të vërteta gjatë një interviste pune; të menduarit, t’i përgjigjeni pyetjes së kërkuar  dhe tek përgjigjia sa më mirë e argumentuar. Kështu do të arrini që punëdhënësi t’iu marrë në kondiseratë.

Përgatitja

Nuk keni shans që të arrini të merrni nevojat themelore ne një intervistë nëse nuk keni bërë “detyrat e shtëpisë “. Duhet të kuptoni historinë e saj, bashkëpunëtorët, aftësitë , konkurentët dhe kontekstin social dhe ekonomik. Ju duhet të keni të paktën një lexim fillestar mbi sjelljet, marrëdhëniet, qëndrimet. Kjo përbën një detyrë të vërtetë shtëpie, e cila do t’ju vlejë në intervistën tuaj të punës.

Duke menduar “nën lëkurën tuaj”

Duke menduar “nën lëkurën tuaj” është një forcë që kërkon talent, njohuri dhe aftësi. Njerëz të ndryshëm mendojnë dhe mësojnë  në mënyra të ndryshme. Ndaj bëni mirë që ta vini veten tuaj në çdo lloj situate që të jeni të parapërgatitur për atë që ndodh në “skenë “ dhe në “prapaskenë”. Është e vështirë dhe kjo  bën dallimin mes “mund” dhe “duhet”.

Guxim

Ju mund ta fitoni vendin e punës duke demonstruar se mund të zgjidhni problemet e të intervistuarit. Përpiquni ta bindni  punëdhënësin se jeni një kandidat që mund të rrezikoni për gjithçka. Guximi shpesh ju lehtëson punë.

-          Ka vetëm tre pyetje të vërteta në një intervistë pune

-          Pyetjet kërkojnë që përgjigjet tuaja të jenë bindëse

-          Tregoni se mund të zgjidhni  edhe problemet më të rëndësishme dhe themelore

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277