INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekrete të vlefshme! Si të dilni bukur në foto duke buzëqeshur

Sekrete të vlefshme! Si të dilni bukur në foto duke buzëqeshur

Publikuar më: 17:01 27-10-2018

A keni një buzëqeshje pa shkëlqim në fotografi? Më poshtë janë disa këshilla që si të nxirni në pah buqëqeshjen tuaj më të mirë gjithmonë.

Dr. Jeff Evans, një dentist estetik i cili ka punuar me vipa dhe aktorë të Broadway-t thotë se një buzëqeshje e bukur fillon me një shikim në pasqyrë.

“Thjesht filloni të praktikoni buzqëshjen përpara pasqyrës me dhëmbët pak të ndarë, sikur jeni shumë e emocionuar për dicka”- thotë ai. Do tregoni më shumë dhëmbë të bardhë, sepse dhëmbët e poshtëm nuk do të fshihen mbrapa të sipërmeve ,dhe buzëqeshja juaj nuk do të duket e sforcuar.

Shmangni buzëqeshjet e gjëra nëse keni buzë të trashë lart. “Buzëqeshni aq sa të tregoni dhëmbët, por jo aq sa ti holloni buzët.

Nëse buza e sipërme është e hollë, buzëqesh aq sa dy anët poshtme të dhëmbëve të lartëm të prekin buzën e poshtme. Impakti vizual i dhëmbëve të sipërm i kombinuar me buzën e poshtme do t’a heqë vëmendjen nga buza e hollë lart.

Ju duken shumë mishrat ose ngjyrë e kontur të parregullt? Atëhere praktikohu me buzëqeshjen që mbulon pjesën e sipërme.

Buzkuqët me nuance lejla dhe të kuqe i bën buzëqeshjet të duken më të bardha. Ngjyrat ciklamin dhe të kuqërremta i bëjnë dhëmbët më të verdhë. Ngjyra trëndafili ose roza e lehtë zakonisht ofrojnë kontrast.

Buzëqëshja më e bukur varet nga forma e fytyrës tuaj.

Në përgjithësi, njerëzve me fytyrë ovale u shkon cdo lloj buzëqeshje. Ato njerëz me fytyrë më të gjatë, ose më vertikale, duken më bukur me buzëqeshje që nxjerrin në pah aspektin horizontal të dhëmbëve të tyre. Për fytyrat më rrombullake ndodh e kundërta: një buzëqeshje e gjatë balancon gjërësinë e fytyrës. Një buzëqeshje e gjerë ndihmon një fytyrë katrore të duket më ovale.

Mendo për personin e zemrës

Sa gjërësisht buzëqeshim kur jemi vërtet të lumtur në atë moment. Disa njerëz e kanë të pamundur të bëjnë një buzëqeshje false. Por mund t’a “gënjeni” veten duke menduar për dikë që doni shumë ose dicka qesharake.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166