INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Sekretet” e Benit dhe të Edit, Rama i përgatitur kundër Blushit [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 23-03-2017

Një fjalim mjaft emocional, por që ka zgjedhur ta shkruajë Edi Rama sqaroi për herë të parë publikisht se përse ish mikun e tij Ben Blushi nuk vendosi që ta bëjë ministër në vitin 2013, kohë kur socialistët erdhën në pushtet.
Edi Rama:
Beni vdes të bëhet pak ministër. po si mund të ishe ti ministër që udhëheqësh politik në qarkun e Elbasanit more rezultatin më të dobët të partisë socialiste në 12 qarqet”.
Por Blushi ju përgjigj duke zbuluar disa detaje të sjellës së Edi Ramës me ish liderin socialist Fatos Nano.
Si është bërë duke na qarë të gjithëve ne tyek shtëpia. Po nuk e dini ju shumica që keni ardhur. A ka ardhur koha të tregojmë se si silleshe ti me Fatosin për ti marrë një vend pune”.
Duke e lexuar në çdo fjalë në fjalimin e papapregaditur Edi Rama foli dhe për mandatin e deputetit të Ben Blushit
Edi Rama:
“Erdhi këtu si deputet i Elbasanit dhe përdori baltosje ndaj qeverisë së tij, Sali e më Sali”.
Ben Blushi:
“ E kam mandatin në emër të shqiptarëve dhe nuk kam ndërmend ta banalizoj”.
Rama është kthyer në akuzues të Ben Blushit dhe partinë që ai drejton.
Edi Rama:
“Një xhaketë jo vetëm e vjetër në gardërobën e politikës së vjetër por dhe e kthyer mbrapsht më shumë se një herë, plot 20 vjet resht”
Ben Blushi:
“A keni parë një km më banal që konsideron më të rëndësishëm një arë me kanabis, se sa një bibliotekë. Ti Edi e ke e të vret pas shpine, e dinë të gjithë shqiptarët”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016870498657227