INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretet e meshkujve të cilat i bëjnë ata të pasigurt [FOTO]

Sekretet e meshkujve të cilat i bëjnë ata të pasigurt [FOTO]

Publikuar më: 13:57 30-08-2016

Madhësia e penisit , madhësia e gjoksit, djersitja; meshkujt pranojnë të fshehta të trupit të tyre  të cilat i bëjnë të jenë më të pasigurtë se femrat. Meshkujt kanë komentuar në një forum online për të gjitha pasiguritë e tyre të fshehura.

Pesha , flokë dhe lëkura ishin disa nga shqetësimet kryesore të tyre .

Paksa barkmadh , mund të ketë qenë në trend  vitin e kaluar , por trendet e fundit flasin ndryshe. Meshkujt kanë filluar t’i  kushtojnë pamjes së tyre po aq rëndësi sa dhe femrat. Duket se tek meshkujt gjithnjë e më shumë po ushtrohet presion për të patur barkun kurriz-breshkë dhe flokët me sharmin e një princi. Kjo ndikon shumë edhe në vetëbesimin e tyre.

 

Dy ditë më parë, me 23 gusht, një përdorues interneti komentoi në forum duke iu drejtuar një pyetje gjthë meshkujve: “Të gjithë ju meshkuj,  për çfarë jeni me të vërtetë të vetëdisjhëm për veten tuaj?” Dhe alternativat ishin: madhësia e penisit, rënia e flokëve, thithkat e gjirit dhe djersitja.  5748 personat që u përgjigjën, u treguan të ndershëm. Nga përgjigjet e tyre u zbulua se femrat nuk janë të vetmet që ndjejnë ankthe për  gjoksin e  tyre. Njëri prej tyre shkroi: “Kam gynecomastia , zhvillimin e indeve të gjirit tek meshkujt . E kam tepër të vështirë të vendos çfarë të vesh në mëngjes”.  Në fakt është një lloj këmishe që mund të veshin, ajo në ngjyrë të errët dhe me copë të trashë. Nëse doni ta shkatërroni vetëbesimin e një mashkulli, vërini atij në pah që diçka nuk shkon me njërën nga ato pikat e përmendura më lart.

Shumë prej meshkujve kanë nisur seriozisht palestrën , kanë rregulluar dietën ushqimore. Ndërsa disa prej tyre ndjenë shumë pasiguri në vetvete për shkak të puçrrave në fytyrë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508