INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretet e njerëzve të cilët mbajnë gjithmonë erë të mirë

Sekretet e njerëzve të cilët mbajnë gjithmonë erë të mirë

Publikuar më: 14:30 28-05-2020

Mmm era ndihet kudo.. Të gjithë njohim një femër apo një mashkull pas hapave të cilës/it mbetet pas një aromë që të depërton thellë në hundë. Të gjithë mund të lyhen me parfum, por vetëm aroma e disave të deh. Arsyeja, ata dinë si ta aplikojnë parfumin. Mund t’ju tingëllojë çuditshëm, por këta njerëz fshehin disa sekrete të cilat Living do i ndajë me ju sot.

Zgjidhni aroma të forta
Jo të gjitha aromat janë krijuar në të njëjtën mënyrë. Nëse aromat e agrumeve veniten shpejtë, ato pikante apo drunore zgjasin për një kohë më të gjatë. Pra, nëse jetëgjatësia është shqetësimi juaj mund të zgjidhni një aromë brënda këtyre familjeve.

Zgjidhni sete të së njëjtës aromë
Femrat apo meshkujt të cilët mbajnë aromë 1 kilometër larg, të jeni të sigurtë që lahen, lyhen me krem e me parfum të së njëjtës linjë. Duke vendosur në trup shtresa të produkteve të ndryshme me të njëjtën aroma , pa dyshim që kjo e fundit do të depërtojë thellë në hundën tuaj.

Ata dinë se kur ta aplikojnë parfumin
Sprucojeni parfumin në vendet më të ngrohta të trupit tuaj si kyçe, pas veshit, në bark dhe pas gjunjve.

Asnjëherë mos e prekni lëkurën kur sapo keni aplikuar parfum. Ka disa momente të duhura kur duhet aplikuar parfumi. Menjëherë pas dushit kur trupi juaj është paksa i lagur.

Hidratoni lëkurën
Përpara se të hidhni parfum, lyjeni trupin me një krem. Në këtë mënyrë parfumi do të qëndrojë më gjatë dhe aroma do të jetë më intensive.

Ruajini parfumet siç duhet
Ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë prish molekulat e parfumit. Asnjëherë mos i mbani parfumet në tualet, por gjithnjë në një vend të thatë dhe pa lagështirë.
Riaplikojeni disa herë gjatë ditës/ Living.al

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219