INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretet që meshkujt duan të dinë për femrat

Sekretet që meshkujt duan të dinë për femrat

Publikuar më: 10:36 13-04-2017

Çfarë duan realisht ato prej tyre?

Por, edhe pse e thonë shpesh që është shumë e vështirë të na kuptojnë, ata na bëjnë të lumtur. Në u japim atyre shenja të ndryshme për të fshehur atë që ata duan të dinë, por ata vazhdimisht duan të dinë të vërtetën rreth këtyre shenjave që i turbullojnë.

Mënyra se si mendojnë femrat është më shumë intuitive, ndërsa e meshkujve më shumë logjike dhe kjo është diferenca më e madhe që shkakton shpeshherë keqkuptime.

Nëse do që ta kuptosh më mirë partnerin, këtu janë tetë sekrete që meshkujt duan të dinë për femrat:

Si të afrohen
Sekreti kryesor që meshkujt duan të dinë për femrat është “kur është koha ideale për t’iu afruar një femre”? Këtë, ata nuk e dinë kurrë me siguri. Në fakt, ne mund ta kuptojmë përpjekjen e tyre për të qenë më afër, i shohim ata të hezitojnë për këtë pjesë, ama ne gjithmonë i testojmë meshkujt. Ne duam të dimë nëse ata janë mjaftueshëm të aftë për ta bërë këtë hap kaq të rëndësishëm. Nga ana tjetër, meshkujt i frikësohen refuzimit të femrave, kjo është e qartë, sepse kjo ndjesi është familjare edhe për ne. Ata nuk duan të dështojnë nga fakti që, nëse përpiqen të afrohen, mund të zhgënjehen.

Pse ne pëlqejmë djemtë e këqij
Djemtë e kanë të fiksuar në kokë idenë se vajzat dashurojnë gjithmonë djemtë e këqij. Ato pëlqejnë kur i dashuri i tyre është i vrazhdë, agresiv dhe tipare të tjera si këto që janë vërtet të këqija. Por, në të vërtetë, ky është vetëm një mit. Vajzat duan të trajtohen si princesha dhe ato urrejnë kur ka shenja neglizhence nga partneri i tyre. Po, e duam të dashurin të jetë besnik dhe i zoti, por kjo nuk do të thotë që duam një marrëdhënie abuzive.

Luajmë nxehtë dhe ftohtë
Shumica e meshkujve janë konfuzë edhe me këtë çështje. Mënyra e tyre logjike e të menduarit nuk i lë ata të kuptojnë pse ne luajmë nxehtë dhe ftohtë në të njëjtën kohë. Ndërsa ne nuk vendosim dot nëse e pëlqejmë apo jo dhe nëse duam të qëndrojmë shokë apo duam diçka më shumë. Ata thjesht, nuk e kuptojnë çfarë ndodh me ne në këtë rast. Ky ndryshim i papritur i sjelljes sonë, i shqetëson shpesh meshkujt. E vërteta është që duhet ta shmangësh lojën me ndjenjat e meshkujve, ndaj edhe duhet të vendosësh nëse do që ai të jetë i dashuri yt apo jo, kaq. Kjo ndoshta është e vështirë, por është gjëja që duhet të bësh, sepse ai mund të mendojë që po i jep shpresa të kota dhe në fund të lodhet.

Çfarë mendojnë vajzat se është seksi – besimi apo pamja e jashtme?
Disa thonë se ne bëjmë kujdes për pamjen e jashtme, ndërsa të tjerë mendojnë se ne vlerësojmë më shumë besimin si diçka seksi. Djemtë kanë opinione të ndryshme në këtë pikë dhe nuk e dinë cili opsion është i saktë. Kur ti e sheh një djalë për herë të parë, e shikon se si duket apo jo? Por nëse nuk e pëlqen pasi e sheh për herë të parë, mund të kesh një tërheqje fizike pas një bisede të shkurtër që ke bërë me të, për shkak se të jep siguri dhe besim. Është e rëndësishme që të dy këta faktorë luajnë rolet e tyre. Edhe një djalë i thjeshtë mund të duket seksi nga mënyra e jetës së tij, por edhe shumë meshkuj tërheqës mund të të zhgënjejnë për shkak të pasigurisë që mund të ketë në vetvete.

Zona e miqësisë
Kjo është një pikë tjetër konfuze e femrave që meshkujt nuk e kuptojnë. Ata nuk mund ta kuptojnë pse ne nuk duam të flemë me ta, nëse na duken tërheqës. Sepse një vajzë që njeh një djalë tërheqës, nuk do të thotë se do te flejë me të. Këtu nuk bëhet fjalë për kiminë seksuale, shkruan revista class. Shumë vajza kanë shokë vërtet të pashëm, por nuk mendojnë kurrë të flenë me ta. Nëse nuk ka kimi seksuale mes një djali dhe një vajze, ajo e ka futur në zonën e miqësisë.

Pse femrat janë dinake
Djemtë kanë një faktor konkurrues mes tyre dhe ata janë të prirur t’i zgjidhin marrëdhëniet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndonjëherë ne e kemi këtë faktor, por e bëjmë gjithçka në mënyrë të fshehtë. Vajzat nuk ua tregojnë asnjëherë pakënaqësitë e tyre të tjerëve, por metoda jonë e fshehtë, shpesh shkakton kërcënim për njerëzit që janë rrotull. Ne veprojmë pas shpinës së armiqve tanë, ndërsa meshkujt gjithmonë tregojnë superioritetin e tyre te kushdo. Ndonjëherë vajzat janë edhe më mizore se djemtë.

E vërteta rreth intimitetit
Ka shumë mënyra se si femrat e trajtojnë seksin. Disa duan të kenë partnerë të vrazhdë, të tjera kanë nevojë për më shumë ndjeshmëri – sa më shumë të jenë femrat, aq më të mëdha janë preferencat. Ne kemi nevojë për seks aq shumë sa mund të bëjnë edhe ata, por nuk flasim për këtë aq shpesh dhe duam t’i bëjmë ata të mendojnë se seksi nuk është i mjaftueshëm për ne. Ne nuk mund ta lexojmë mendjen e njëri-tjetrit, kjo është kryesore, kështu që është mirë të jesh e sinqertë me atë që kërkon në të vërtetë kur është fjala për intimitetin.

Pse “jo”-ja jonë, në fakt është “po”
E fundit, por jo më pak e rëndësishme që meshkujt duan të dinë rreth nesh është pse themi “jo”, kur në fakt, shpeshherë nënkuptojmë “po”? Ky keqkuptim është i bazuar përsëri në ndryshimet mes mënyrave tona të të menduarit. Kur bëhet fjalë për marrëdhënie, ne zakonisht japim përgjigje konfuze. Ne duam t’i shohim ata duke u përpjekur që ta meritojnë vëmendjen tonë dhe duam të kuptojmë se sa shumë na duan.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324