INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekreti i huliganizmit në futboll, si e shpjegojnë ekspertët sjelljen

Sekreti i huliganizmit në futboll, si e shpjegojnë ekspertët sjelljen

Publikuar më: 16:50 26-06-2018

Lidhjet shoqërore, krijimi i miqësisë dhe dëshira për të mbrojtur tifozët e tjerë mund të jetë jo vetëm një nga arsyet kryesore që shpjegon huliganizmin në futboll.

Por e njëjta arsye mund të shpjegojë edhe sjelljen e ekstremistëve në përgjithësi. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur Universiteti i Oksford në Britani.

Ndërsa është duke u zhvilluar edhe Kampionati Botëror i Futbollit, rriten edhe shqetësimet lidhur me huliganizmin dhe dhunën në futboll.

Kërkimet e mëparshme e kanë lidhur sjelljen e huliganëve me keqadministrimin social, duke nisur nga episode të dhunës që shumë persona kanë përjetuar në shkollë apo në punë.

Megjithatë studimi i ri mori në analizë 465 tifozë të Brazilit të njohur si huliganë duke zbuluar se sjellja e tyre në futboll është më shumë një sjellje e izoluar.

Po ashtu kërkimi tregoi se duke iu përgjigjur akteve të dhunës me forcë nuk është zgjidhje përkundrazi është jo produktive duke prodhuar edhe më shumë dhunë.

“Studimi ynë tregoi se huliganizmi nuk është një sjellje e rastësishme’ tha një nga studiuesit e Oksford.

Pjesëtarët e grupeve të huliganëve jo domosdoshmërisht janë persona me probleme jashtë komunitetit të futbollit, sjellja e dhunshme shihet më shumë e lidhur me kërcënimin që vjen nga tifozët e tjerë ose nga autoritetet.

Të jesh pjesë e një grupi tifozësh të cilët përfshihen emocionalisht në futboll papritur i jep jehonë edhe ndjenjave nationaliste cka është një faktor që con edhe në dhunë .

Dhe duke u angazhuar me grupin tifozët ndjejnë edhe rivalitetin nga grupet e tjera, dhe pikërisht dhuna vjen sepse anëtarët pushtohen nga dëshira për të mbrojtur grupin.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049