INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks nga kompjuteri: Kush është çifti i arrestuar që menaxhonte prostitutat

Seks nga kompjuteri: Kush është çifti i arrestuar që menaxhonte prostitutat

Publikuar më: 14:52 09-09-2017

Tutorja e vajzave që ushtronin prostitucion online dhe burri i saj, janë prindër të dy fëmijëve të mitur dhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale duken një familje normale. 32-vjeçarja Dafina Tresa dhe Artur Bakalli mësohet se kanë një djali 1-vjeç dhe një vajze 5-vjeç.

tutorja.jpg

Nga fotot e publikuara në facebook duket se paratë e mbledhura nga biznesi i prostitucionit online u kanë siguruar një jetë më të mirë, pasi nuk mungojnë udhëtimet jashtë vendit, si Paris, apo vende të tjera. Dafina Tresa së bashku me bashkëshortin e saj ranë në pranga gjatë operacionit “Chat Line 3”, ku u arrestuan edhe disa vajza të cilët ushtronin prostitucionin online. 32-vjeçarja e martuar me Artur Bakallin, kishin marrë me qira apartamentin në bulevardin “Bajram Curri” ku kryhej aktiviteti, ndërsa në gjykatë tutorja e vajzave është mbrojtur me argumentin se nuk e dinte që “prostitucioni online” ishte vepër penale.

cifti_i_tutoreve.jpg

Prostitucioni online është një nga format e reja të shfrytëzimit të qenies njerëzore, e cila në Shqipëri po merr përmasa të mëdha. Gjithçka bëhet hapur, pasi njoftimet ku kërkohen vajza për të punuar në Chat Line, publikohen në faqe të ndryshme interneti. Policia e Shtetit kohët e fundit ka zbuluar disa rrjete të prostitucionit online, ndërsa rasti më i fundit ishte operacioni “Chat Line 3” ku Dafina Tresa mbikëqyrte të rejat që shisnin seks nga kompjuteri.

Article Logic
Execution time: 0.004202127456665