INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks për një natë: E vërteta dhe vetëm e vërteta!

Seks për një natë: E vërteta dhe vetëm e vërteta!

Publikuar më: 14:40 12-10-2016

Në fillim, të gjithë jeni të gatshëm.

Dua të them, mund të bëj ç’të dua me këdo që të dua. Asgjë nuk do të më ndalojë. Po sa kohë para se sensi i të resë të venitet? A ndodh? Dhe, sa na shijon në fund të ditës seksi i rastit?  Studimet tregojnë se meshkujt shijojnë më shumë seksin e rastit se femrat kur vjen puna thjesht për aktin fizik (çfarë çudie!). Rreth 80% e studentëve të bachelor e praktikojnë shumë këtë. Por, ndërkohë që tek meshkujt lë një ndjenjë kënaqësie seksuale të përmbushur, tek femrat gjithçka mbetet është ndjesia e pendesës seksuale dhe vetëvlerësimit të ulët. Mund të ndodhë edhe që si meshkujt, ashtu edhe femrat të përfundojnë seksin e rastit duke u ndjerë të depresuar dhe të përdorur.

Në një studim me 832 studentë universitetesh, vetëm 26% e femrave dhe 50% e meshkujve u ndjenë mirë pas seksit rastësor. Ndërkohë plot gjysma e femrave dhe çereku i meshkujve u ndjenë keq për çfarë bënë. Pjesa interesante është që kur meshkujt kanë pendesa për seksin rastësor, kryesisht ndodh se ndjehen keq për mundësitë që kanë humbur ose bazuar në performancën seksuale të partneres. Ndërsa tek femrat pendesat janë më personale, pasi janë të lidhura me vetë-vlerësimin dhe një ndjenje turpi.

Kështu, i fuqizon seksi rastësor femrat me idenë “jam femër dhe mund të bëj ç’të dua, dhe të fle me kë të dua? Një mënyrë e mirë për t’i dhënë një shtysë modernizmit feminist?

Apo është thjesht si një tren me më shumë tekila se ç’duhet, dy sy që u dukën vërtet të lezetshëm herën e parë, çorape që i keni harruar sdi se ku dhe shenja të çuditshme? 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828