INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks përpara kalçetos? Zbuloni efektin e vërtetë që ka tek forma juaj sportive!

Seks përpara kalçetos? Zbuloni efektin e vërtetë që ka tek forma juaj sportive!

Publikuar më: 10:40 06-10-2016

Abstenimi nga seksi përpara një kompeticioni madhor sportiv ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e regjimit të stërvitjes për shumë atletë.

Por duket se ka ardhur koha për të thyer këtë mit. Një studim i ri sugjeron se seksi përpara se të praktikoni një aktivitet sportiv jo vetëm që nuk jua dëmton performancën atletike, por edhe e përmirëson atë. Sidoqoftë, të mirat e seksit në këtë drejtim mund të shihen vetëm në qoftëse marrëdhëniet kryhen minimalisht dy orë përpara aktivitetit atletik. Në krye të këtij studimi është Laura Stefani, një asistente/profesoreshë në degën e Mjekësisë Sportive në universitetin e Firences. Ajo tregon se pavarësisht faktit se ky mit është shumë  përhapur në botën e sportit dhe ka krijuar gjithmonë dyjëzime qëndrimesh, nuk ka prova të bindshme shkencore që tregojnë se aktiviteti seksual ka efekt negativ në rezultatet atletike. Një rezultat që padyshim do t’i interesojë të rinjve në vendin tonë të cilët praktikojnë shumë aktivitetet sportive, ku më popullori është padyshim futbolli në fushë të vogël, ose kalçeto. Tashmë keni edhe një mënyrë tjetër për t’u përgatitur para një ndeshjeje dhe jemi të bindur që do të jetë  e preferuara juaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553