Tifozja seksi Irid Hoxha ishte protagoniste në Euro 2016 ku tërhoqi vëmendjen e shumë mediave në shkallët e stadiumit në Francë, por ajo është bërë protagoniste përsëri në një emision në Itali “Le Iene”. Ajo i ka kurdisur një shaka të kripur fituesit të “Amichi” të viti 2013, Moreno Donadoni, duke i thënë se ishte shtatzënë me të pasi kishin kaluar natën bashkë, pasi dolën për jetë nate.
27 vjeçari i shokuar, me të drejtë reagon ashpër gjatë telefonatës. Për më tepër, debati merr flakë kur një shok i Moreno-s i thotë se edhe ai pret një fëmijë nga bukuroshja shqiptare. Në fund situata zgjidhet kur Irid tregon analizat se i kujt është fëmija… Pasi i tregojnë se e gjitha ishte një lojë këshilla e këngëtarit është: Bëni seks të mbrojtur!