INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sektori energjitik s’po bën para! Ja shkaktarët…

Sektori energjitik s’po bën para! Ja shkaktarët…

Publikuar më: 11:19 19-04-2019

Sektori energjitik nuk ka patur ecuri të mirë gjatë 2018. Një raport i Komuniteti të Energjisë tregon se në disa aspekte nuk ka pasur avancim përgjatë vitit të shkuar dhe me përgjegjësi ngarkon qeverinë dhe institucionet publike që mbulojnë këtë sektor. Raporti pohon se ka pasur njëfarë progresi në lidhje me forcimin formal të kuadrit ligjor dhe institucional për efikasitetin e energjisë, por nuk ka progres në lidhje me miratimin e legjislacionit dytësor zbatues. Mungesa e kësaj pjese të legjislacionit e bën ligjin kryesor praktikisht të pazbatueshëm duke mos dhënë edhe efektet e pritura.

Vitin e shkuar nga ana e qeverisë u mor iniciativa për ngritjen e Agjencisë së Eficencës së Energjisë e cila është një strukturë që në këndvështrimin e Sekretariatit ka nevojë për më shumë kapacitete për të mbështetur zbatimin e reformës.
Lidhur me aspektet e financimit raporti vlerëson se kuadri financues për eficencën e energjisë është i dobët. Fondi Kombëtar i Eficencës së Energjisë nuk është krijuar ende, ndërkohë që nuk ka legjislacion për të mbështetur financimin privat.
Mosmiratimi i vendimit për Bursën e Energjisë, disa aspekte të tjera të tregut apo ligji i munguar për rezervat e naftës janë konsideruar në raport si të domosdoshme për t’u miratuar, pasi kështu sektori energjitik do të ketë një ecuri më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502