INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sektori shëndetësor në Shqipëri përtokë! Njihuni me arsyet...

Sektori shëndetësor në Shqipëri përtokë! Njihuni me arsyet...

Publikuar më: 09:21 09-09-2019

Në një kohë që numri i të sëmurëve rritet nga viti në vit në Shqipëri, numri i personelit mjekësor ulet, kushtet dhe ambientet e spitaleve nuk mbulojnë dot fluksin e pacientëve, ne rezultojmë si shteti që nuk financon sa duhet sektorin e shëndetësisë ndaj dhe renditemi të fundit në Europë dhe Ballkan për shpenzimet publike që akordohen për shëndetësinë në raport me PBB-në. Vendi ynë ka dhe diferencë shumë të thellë në raport me mesataren e vendeve të BE-së dhe dy herë më pak se shtetet e Ballkanit.

Eurostat ka llogaritur se shpenzimet mesatare të vendeve të BE-së për sektorin e shëndetësisë janë sa 9.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kurse në Shqipëri rezulton 2.8% të PBB. Ne renditemi të fundit pas Rumanisë e cila shpenzon në sektorin e shëndetësisë sa 5.2% e PBB-së.
Vendi ynë akordon shpenzime nga buxheti në raport me PBB 3.5 herë më pak se vendet europiane dhe 2 herë më pak se rajoni.
Në Europë për shëndetin më shumë shpenzojnë shtetet e zhvilluara si Zvicra, Franca, Gjermania dhe Suedia, përkatësisht me 12.3% të PBB, 11.5%, 11.3% dhe 11% të PBB.
Nëse thellohemi shpenzimet reale në vendin tonë për shëndetësinë janë edhe më të ulëta, pasi një pjesë parave të taksapaguesve shkojnë në të paktën 3 kompani private që kanë fituar 4 koncesione në këtë sektor. Vitet e fundit për këtë arsye eficensa e parave për sektorin e shëndetësisë është vënë në diskutim, pasi një pjesë e madhe e tyre shkojnë si fitime për bizneset private që menaxhojnë koncesionet.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383