INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestohen asetet e Shullazit

Sekuestohen asetet e Shullazit

Publikuar më: 15:01 19-04-2016

Vendoset sekuestro preventive për ish hotel “Vollgën” nga Prokuroria e Durrësit me leje të gjykatës. Vendimi vjen pas dyshimeve të prokurorisë se ky hotel është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Në dokumentin e lëshuar shkruhet: “Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt”.
Grupi hetimor, ka nisur të verifikojnë aftësinë paguese edhe të dy bashkëpronarëve të hotelit të cilët kanë dhënë një shume prej 670 mijë euro për të blerë një pjesë të hotelit.  Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.
Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për një shtetas arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146